“Griezmannit nuk i vije keq që e refuzoi Barcelonën”

Antoine Griezmann e do kalimin te Barcelona.

Sport

24/03/2019 23:38

Antoine Griezmann e do transferimin te Barcelona, pas refuzimit që u bëri në verën e kaluar.

Por, mbrojtësi i katalonasëve, Samuel Umtiti ka bërë me dije se bashkëkombësi i tij nuk është penduar që e ka refuzuar skuadrën katalonase.

“E di që Antoine është shumë i lumtur në Madrid, po shkon mirë për të, është një ekip që luan për të dhe pas kësaj, në një karrierë ka zgjedhje që mund të marrim dhe se mund të vjen keq”, shpjegoi ai tek Telefoot, përcjell lajmi.net.

“Por unë e di se ai ndihet mirë atje, mund të luajë në çdo klub në të gjithë botën për shkak të cilësive të tij, qoftë në Barcelonë apo gjetkë, dhe të jenë të lumtur dhe të suksesshëm.”, ka shtuar më tej Umtiti. /Lajmi.net/