Griezmann tregon të ardhmen
Antoine Griezmann i ka shuar të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij.

Sport
Ylli francez i Atletico Madridit ka deklaruar që është i lumtur në “Vincente Calderon” dhe se dëshiron të qëndrojë atë.
“Kur trajneri tha se unë jam lojtar i rëndësishëm për skuadrën, më bëri edhe më të etur për të qëndruar në këtë skuadër”, deklaroi Griezmann, përcjellë “Lajmi.net”.
“Unë jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndrojë edhe më tej”, shtoi ai.
Griezmann tha në fund që shpreson se viti 2016 t’ia sjellë ndonjë trofe, qoftë me Atleticon, qoftë me Francën në Kampionatin Evropian.