Griezmann tejkalon Torresin tek Atletico, ja sa gola ka shënuar

Antoine Griezmann ka vendosur një rekord fenomenal në fitoren 0:1 të Atletico Madrid kundër Rayo Vallecano.

Sport

16/02/2019 22:13

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka shënuar golin e 130-të nën fanellën e Atleticos, duke tundur rrjetën e Rayos.

Me këtë gol Griezmann ka tejkaluar legjendën e skuadrës, Fernando Torres, duke u bërë i pesti me më së shumti gola tek Atletico, transmeton lajmi.net.

Griezmann ka shënuar 130 gola në të gjitha kompeticionet me skuadrën e tij. Ai tashmë është prapa Luis Aragones (172), Adrian Escudero (169), Paco Campos (146) dhe Jose Eulogia Garate (136).

Nëse francezi nuk vendos të largohet nga Madridi, ai mund të bëhet edhe realizatori më i mirë në histori të klubit. /Lajmi.net/