Griezmann te Barcelona, Pique tregon të vërtetën

Gerard Pique është deklaruar rreth një transferimi të mundshëm të Antoine Griezmann te Barcelona.

Sport

18/03/2019 11:24

Antoine Griezmann ka kohë që po lidhet me një kalim te Barcelona, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Gerard Pique ka thënë se ata nuk kanë nevojë edhe për një dokumentar tjetër, duke iu referuar verës së kaluar, kur francezi refuzoi të kalonte në Camp Nou.

“Nëse Griezmann dëshiron të vije këtu, ju duhet ta pyesni atë”, tha fillimisht mbrojtësi spanjoll, përcjell lajmi.net.

“Një tjetër dokumentar? Jo për momentin. Edhe nëse do të kishte, nuk do ju tregoja.”, ka shtuar më tej Pique. /Lajmi.net/