‘‘Griezmann nuk do ta zëvendësojë Coutinhon te Barcelona’’

Antoine Griezmann nuk do ta zëvendësojë Philippe Coutinhon te Barcelona në fund të sezonit, ka thënë agjenti i brazilianit.

Sport

16/05/2019 08:32

Pavarësisht se po bëhen një kohë e gjatë e Coutinhos në Spanjës, ai nuk ka arritur aspak të tregojë atë çfarë e kishte përformuar te Liverpoolin, në lëvizjen prej 160 milionë euro në janar 2018.

Këtë sezon, mesfushori sulmues ka shënuar vetëm pesë gola në La Liga në 34 paraqitje dhe nuk ka arritur të siguroj një vend në formacionin e parë, me 12 nga ndeshjet e tij të ligës që vijnë nga stoli, transmeton lajmi.net.

Griezmann njoftoi dy ditë më herët largimin nga Atletico, dhe e ardhmja e francezit duket të jetë në ‘Camp Nou’.

‘’Është krejtësisht e pavërtetë që Griezmann po vije për ta zëvendësuar Philippen te Barcelona’’.

‘’Nuk e di pse ata po e thonë këtë. Nuk di asgjë rreth kësaj dhe kjo është arsyeja pse nuk dua të flas më, por nuk janë të vërteta’’, deklaroi Andrea Bertolucci për AS. /Lajmi.net/