Griezmann ka një dëshirë interesante te Barcelona

Antoine Griezmann ka thënë se e sheh të ardhmen e tij afatgjatë te Barcelona pasi tha se dëshiron fanellën me numrin shtatë.

Sport

30/03/2020 11:53

Ylli i Francës ka duruar një sezon të parë të vështirë në ‘Camp Nou’ që kur u bashkua për 120 milionë euro nga Atletico Madrid vitin e kaluar, duke shënuar vetëm tetë herë në 26 paraqitjet në La Liga.

Eric Olhats, skautisti që ndihmoi për të zbuluar Griezmann si i ri, pohoi në një intervistë me Mundo Deportivo javën e kaluar se lojtari “nuk po e shijon aventurën” te Barça dhe nuk po ndihmohet nga mënyra se si luan ekipi, transmeton lajmi.net.

Ndërsa fliste me tifozët në Twitch gjatë një turneu të eSports, Griezmann pranoi se do të dëshironte të rikthejë fanellën që kishte veshur ndërsa luante për Atletico.

“Unë do të doja të rimerrja numrin shtatë”, tha ai, duke lënë të kuptohet se dëshiron qëndrimin te Barca. /Lajmi.net/