Griezmann: Ja kush e meriton Topin e Artë
Antoine Griezmann ka deklaruar se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë për vitin 2016.

Sport
Francezi gjatë një interviste për ‘RTL’, është pyetur për lojtarin që e meriton çmimin më të madh individual në futboll.
Edhe pse është edhe vet në këtë garë, ylli francez beson se këtë vit Topin e Artë e meriton ta fitojë Cristiano Ronaldo.
“Cristiano e meriton Topin e Artë. Është normale, ka pasur një sezon të madh, ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Griezmann, përcjell lajmi.net.