Griezmann: Dua të transferohem te kjo skuadër

Antonio Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

19/03/2019 09:49

Skuadra e madhe nga Madridi rrezikon të mbetet pa lojtarin kryesor të tyre, Antonio Griezmann.

Ylli francez, tani dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.

‘MundoDeportivo’ shkruan se 27 vjeçari ka shprehur dëshirën për një kalim në ‘Camp Nou’, përcjell ‘lajmi.net’.

Griezmann verën e kaluar ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, por në momentin e fundit kishte vendosur të qëndronte te Atletico Madrid.

Duket se ish lojtari i Real Sociedad, nuk dëshiron të lëshojë një tjetër mundësi për t’iu bashkuar Barcelonës./Lajmi.net/