Griezmann apo Jovic, Barcelona ka vendosur cilin ta transferojë

Barcelona është duke e kërkuar pasuesin e Luis Suarez.

Sport

20/03/2019 09:38

Luis Suarez po shkon drejtë përfundimit të karrierës, andaj Barcelona po kërkon një zëvendësues të tij.

Skuadra katalonase ka dy shënjestra si, Luka Jovic dhe Antoine Griezmann, transmeton lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Barcelona thuhet se ka hequr dorë nga sulmuesi franceze, duke u fokusuar në atë serb.

Jovic kishte një paraqitje fantastike te Eintracht Frankfurt ndaj Interit në Ligën e Evropës, gjersa katalonasit ishin takuar me të dhe agjentin e tij në Milano pas ndeshjes.

Katalonasit i kishin bërë me dije sulmuesit serb se ata janë të interesuar ta transferojë atë në afatin e verës. /Lajmi.net/