Greva e mësimdhënësve, Jasharaj: Urojmë të kthjellet qeveria
Me fillimin e grevës së punëtorëve të arsimit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka vizituar punëtorët e arsimit në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”.
Lajme
Ai para mësimdhënësve tha se janë duke u marrë me Ligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.
“Unë e thash lufta jonë është lufta për vitet e 90-ta. Kuvendi e ka miratuar dhe ka i thënë MAShT-it që të zbatohet një Ligj për vitet e 90-ta për mësimdhënës. Sa i takon viteve të 90-ta ato së bashku me SBAShK-u i kemi numëruar edhe ato vite kontributdhënëse. Po luftojmë me MAShT-in që të punojmë në lidhje me sigurime shëndetësore”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka deklaruar se jo rrallë ka ndodhur që mësimdhënësit të hyjnë në greva.
“Unë uroj qe qeveria të kthjellet dhe mos t`na bëjë që të vazhdojmë me greva. Qeveria e din forcën e SBAShK-ut, sepse gjithmonë janë krenuar me ne. Me datën 20 ne do të hyjmë në grevë për dy orë”, ka thënë i pari i SBAShK-ut Rrahman Jashari.
“Qeveria gjithmonë në televizion ka thënë se arsimin e kanë prioritet. Ju premtoj se asgjë nuk do të bëjë pa thënë ju dhe ju premtoj se atë që ma thoni ju un do ta dërgoj në organet kompetente”, ka thënë Jashari para mësimdhënësve të shkollës fillore “Xhemail Mustafa”.
Jasharaj ka shtuar se betejën më të madhe duhet ta bëjnë për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
Osman Vitia profesor i gjuhës shqipe tha se askush nuk po mendon për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
“Deri sa i tërë shteti është mburrur me sistemin paralel dhe e kemi mbajt 10 vjet, e vetmja fjalë e shtetit të Kosovës ka qenë arsimi, e sot nuk ka rroga për arsim. Askush nuk mendon që së paku punëtorëve të arsimit t`u lejohet një librezë, t`u lejohet kontrolli shëndetësor. Te rritja e pagave është fyese ajo që është bërë kësaj radhe me pagat tona. S`kemi kërku shumë rritje pagash, por kemi kërkuar pak dinjitet. Ne jemi çdo ditë në orar të punës e paga jonë është pagë minimale. Mos të bëjnë hajgare siç kanë bërë më herët e tani”, ka thënë Vitia./kallxo.com/