Greta Thunberg shpallet personazhi i vitit nga revista “Time”

15:07 | 11 Dhjetor 2019

Aktivistja kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg është shpallur personazh i vitit.

Revista Time ka zgjedhur Greta Thunberg, një aktiviste suedeze, si personazhi i vitit, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Thunberg, 16 vjeç, fitoi vëmendjen ndërkombëtare kur u acarua kundër udhëheqësve botëror për mosveprimin e tyre kundër krizës klimetaike dhe fjalimi i saj në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Veprimin e Klimës, në shtator, u bë viral.

“Thunberg është bërë zëri më i madh për çështjen më të madhe me të cilën përballet planeti – dhe avatar i një ndryshimi gjenerativ më të gjerë në kulturën tonë nga kampuset e Hong Kongut në sallat e Kongresit në Uashington”, tha redaktori i Time.

Ky është njëherësh viti i tretë me radhë në të cilin “Time” emëron personazh të vitit një person që nuk është udhëheqës botëror. /Lajmi.net/