Greta Koçi vë në fokus të pasmet atraktive

Këngëtarja Greta Koçi vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

ShowBiz

17/04/2019 18:59

Shpesh, ajo preferon të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, ose aktivitet në muzikë.

Së fundmi, ajo ka sjell një fotografi të re në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse në kostumin dypjesësh.

Në plan të parë, këngëtarja vë në pah të pasmet, ndërsa tërheq vëmendjen me pamjen e saj joshëse.

Përndryshe, kënga e fundit që ka publikuar është “E kuqe”, me mbi dy milionë ndjekës në YouTube. /Lajmi.net/