Gresa Pallaska bashkë me Naser Rafunën (Foto)

Gresa Pallaska dhe Naser Rafuna janë aktorë shumë të dashur për publikun shqiptarë.

ShowBiz

06/02/2016 19:13

Që të dy kanë arritur shumë suksese në profesionet që kanë, shkruan lajmi.net.

Gresa, e cila për opinionin e gjerë njihet si ‘Raba’ nga seriali vendor ‘Çka ka shpija’, e ka postuar një foto në rrjetin social Instagram në të cilën është  bashkë me kolegun e saj Naser Rafunën.

Bazur në atë që ajo ka shkruar në foto së shpejti do të ketë diçka të re nga dyshja. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë rol tjetër apo diçka të re në serialin aktual ‘Çka ka shpija’ ku ata janë personazhet kryesore./lajmi.net.