Greqia raporton rastin e parë të variantit Omicron

Zbulohet rasti i parë i prekur nga varianti i ri i koronavirusit Omicron në Greqi konfirmoi ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris për televizionin Skai.

Lajme

02/12/2021 19:05

Personi i prekur është një grek i cili ka hyrë në vend nga Afrika e Jugut dhe tashmë ndodhet në karantinë në ishullin e Kretës.

Plevris theksoi se kishte filluar gjurmueshmëria e detajuar e kontakteve të tij’’.

I infektuari mësohet se ka mbërritur në Greqi më 26 nëntor.