Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Greqia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

Lajme

26/02/2020 12:51

Ajo është një grua 38-vjeçare nga Selaniku e cila së fundmi kishte udhëtuar në veri të Italisë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e Greqisë.

Gruaja raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të janë izoluar në mënyrë vullnetare.