Greqia e interesuar të shtojë bashkëpunimin me Kosovën

Ka nisur punën Shefja e re e Zyrës së Greqisë në Prishtinë. Ai ka zhvilluar një takim me Presidenten, Atifete Jahjaga, ku i shprehu interesimin e shtetit grek që të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. 

Lajme

14/05/2014 14:27

Greqia do të vazhdojë avancimin bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Kështu ka thënë Shefja e re e Zyrës Ndërlidhëse së Greqisë në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, gjatë takimit njohës me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga me këtë rast vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës dhe të Greqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

“Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike dhe tha se mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca”

“Shefja e  re e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit që ka kjo zyrë me institucionet e Kosovës”.