Greqi, shqiptari kapet me 271 kilogramë kanabis – e kishte fshehur në kasolle

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi prej 271 kg kanabis.

Lajme

15/06/2019 23:41

Operacioni u zhvillua në fshatin Grevena dhe dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike u gjet në një kasolle, e cila ishte ngritur nga 32-vjeçari shqiptar, të cilit policia i gjeti edhe një thikë 20 cm të gjatë dhe 3 celularë.

Droga ishte e fshehur në kasolle dhe ishte e ndarë në 256 pako.

Shqiptari u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të shqiptarit./oranews