Grenell reagon ashpër ndaj kritikave kundër Rusisë: Nuk kam qenë asnjëherë i butë me ta

Richard Grenell, ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, njëherësh edhe ish-shef i përkohshëm i Inteligjencës Amerikane, iu është përgjigjur kritikave lidhur me akuzat kundrejt Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një cicërime në ‘Twitter’.

Bota

03/06/2020 18:35

Grenell ka thënë se akuzat për raportin e tij të butë ndaj Rusisë bien poshtë në rast se merren parasysh shkrimet editoriale për propagandën ruse përgjatë periudhës së Barack Obama-s, ish-president i SHBA-ve nga radhët e demokratëve, shkruan lajmi.net.

“E kuptoi se dëshiron të nxisësh debat. Por, sa për informacion, duhet të mi lexosh disa nga op-ed’ët e mi duke paralajmëruar për propagandën ruse në ndërhyrje të zgjedhjeve PËRGJATË VITEVE TË OBAMËS”, iu është drejtuar ish-ambasadori amerikan në Gjermani nëpërmjet një cicërime një këshilltari politik nga radhët e demokratëve.

“Është një gjë e çmendur të aludohet se kam qenë i butë në raport me Rusinë”, shkruan tutje ai.

I dërguari special për përmbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi nga ana e Administratës Trump është akuzuar nga ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se po e shkakton krizën politike në vend.

“Më duhet të them po ashtu se është për keqardhje që ambasadori Grenell është pozicionuar në anën e politikanëve të korruptuar, të cilët votuesit i zëvendësuan në zgjedhjet e fundit”, kishte thënë Kurti përgjatë një konferencë online për mediet ndërkombëtare. /Lajmi.net/