Grenell nuk ndalet me kritika, reagon edhe ndaj Kurtit: Zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme

Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisari special i Donald Trump për misione speciale. Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për RTK për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat…

Lajme

23/01/2025 18:44

Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisari special i Donald Trump për misione speciale.

Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për RTK për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat e kryeministrit aktual Albin Kurti.

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, ka shkruar Grenell.

Për më tepër, Grenell ka përkujtuar se Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata.

Kujtojmë, Grenell dje akuzoi qeverisjen Kurti se “shpenzuan katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre.”

“Pse nuk u ankuan më parë?”, kishte shkruar Grenell.