Grenell në Serbi pritet me brohoritjet “Kosovo, UÇK-ISIS”

Thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS” e kanë pritur në Beograd emisarin Grenell.

Lajme

10/10/2019 23:35

Me thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS”, të zmadhuara me megafon, është pritur sot në Beograd Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto thirrje dëgjohen një video që e ka plasur në platformën e vet në Youtube, Veçernje Novosti.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”, tha ai.

Grenell ka dashur të sjellë në Beograd porosinë e SHBA-ve për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, mirëpo siç duket një dëshirë të tillë nuk e ka gjetur në Serbi. /Lajmi.net/

YouTube player