Grenell mirëpret votimin e qeverisë Hoti: Mezi pres rifillimin e partneritetit për dialogun
Pas votimit të qeverisë Hoti, ka reaguar edhe emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Lajme
Ai ka thënë se e mirëpret qeverinë e re të Kosovës dhe se mezi pret që të rifillojë partneriteti për dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net.
“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.
Ndryshe, Grenell kishte pasur disa përplasje me ish-kryeministrin Albin Kurti pikërisht lidhur me dialogun me Serbinë, dhe refuzimin e Kurtit që këtë proces ta trajtojë me prioritet. /Lajmi.net/