Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit, mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi
Richard Grenell ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.
Lajme
I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit, transmeton lajmi.net.
Grenell e zyrtarizoi vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.
“Unë sot unë zyrtarisht kam dhënë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit”, ka shkruar Grenell.
“Presidenti Trump më ka dhuruar një dhuratë të lamtumirës, karrigen e kabinetit. Sekretarët e kabinetit nuk marrin karrige por presidenti Trump deshi që unë ta kem timen”, shtoi ai. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CA6LRfjA4Kr/?utm_source=ig_embed