Grenell flet përsëri pas takimeve në Kosovë e Serbi: Diplomacia e Trumpit është duke punuar

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Kosovë-Serbi ka folur përsëri pas takimit që sot kishte në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq si dhe pas takimeve të mëhershme të zhvilluara në Kosovë.

Lajme

24/01/2020 12:43

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se tani ka lajme të mira nga Kosova dhe Serbia, shkruan lajmi.net.

Siç ka potencuar ai, diplomacia e presidentit Trump është duke punuar fuqishëm në këtë drejtim.

“Më shumë lajme të mira nga Serbia dhe Kosova. Diplomacia e Trumpit është duke punuar”, ka shkruajtur Grenell. /Lajmi.net/