Green i befasuar: Kisha shumë hapësira në lojën me Davis dhe LeBron

Danny Green ka mbetur mjaft i kënaqur nga ndeshja e parë krahë Anthony Davis dhe LeBron James.

Sport

10/10/2019 11:15

Lakers arritën të mposhtin skuadrën e Golden State në ndeshjen parasezonale, ku në dy çerekë lojë shkëlqyen Davis e James.

Ajo që tërhoqi vëmendje të madhe ishte hapësira e madhe e lënë për Green, i cili njihet për saktësinë e tij nga gjuajtjet për tri pikë.

Nga këto hapësira ka mbetur i befasuar (për të mirë) edhe Green, i cili tashmë shpreson që vetëm t’i shfrytëzoj hapësirat.

“Shumë hapësira. Nuk jam mësuar me diçka të tillë dhe shpresoj t’i qëlloj këto gjuajtje kur jam i lirë” ka thënë Green, transmeton lajmi.net.

LeBron dhe AD ia dolën për mrekulli që të ‘tkurrnin’ mbrojtjen e Golden State, duke krijuar hapësira për shokët e skuadrës.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojë bashkëpunimi në pjesën e sezonit. /Lajmi.net/