Grealish: Do të zgjidhja Bernardo Silvan para Cristiano Ronaldos

Mesfushori 100 milionësh i Manchester City, Jack Grealish, ka dhënë disa komente interesante lidhur me Bernardo Silvan dhe Cristiano Ronaldon.

Sport

06/12/2021 23:36

Ronaldo mund të mos jetë portugezi më i mirë në botën e futbollit, nëse i referohemi formës aktuale të lotjarëve.

Bernardo Silva po kalon në një formë të shkëlqyer dhe konsiderohet si lojtari më i mirë në Premier League aktualisht, përkundër shumë golave të Mo Salah. Pra, Bernardo është më i miri, por jo më vendimtari.

Kështu së paku mendon edhe Jack Grealish, i cili ka thënë se do ta zgjidhte Bernardon para CR7, nëse duhej vendosur për një ndeshje që luhet nesër. Megjithatë, anglezi nuk e harron karrierën fantastike të anëtarit të United.

“Nuk them se Bernardo është më i mirë sesa Ronaldo, pas karrierës që ai ka pasur, por nëse një ndeshje do të luhej nesër, unë do të zgjidhja Bernardo Silvan për skuadrën time”, ka thënë Grealish, përcjell lajmi.net.

Bernardo shënoi dy gola në fitoren e fundit të Manchester City ndaj Watford. Lojtari ka qenë më produktivi dhe më i angazhuari këtë sezon te ‘Citizens’, edhe pse u aktivizua në pozita të ndryshme nga Pep Guardiola./Lajmi.net/