Gratë shtatzëna dhe të moshuarit mbi 60 vjeç prej nesër e deri të martën lirohen nga obligimet e punës

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë sot mori rekomandim për lirim nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të moshës mbi 60 vjeç, në periudhën prej nesër e deri të martën – 28 korrik.

Lajme

21/07/2015 21:16

Siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, në periudhën e njëjtë, rekomandohet që punëdhënësit t’i riorganizojnë aktivitetet e punës të punëtorëve në ndërtimtari të cilët punojnë në të hapur, me ç’rast do të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore në të hapur në periudhën nga ora 12 deri në orën 17, transmetojnë mediet në Maqedoni.

Rekomandimet janë sjellë  duke pasur parasysh se një periudhë më të gjatë shteti është përfshirë me temperatura më të larta, të cilat sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme deri në fillim të javës së ardhshme.

“Për qytetarët nga i gjithë shteti vlejnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbajtje e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritur, evitimi i qëndrimit në të hapur, konsumimi i ushqimit të lehtë, ushqim i përpunuar temik dhe më shumë lëngje (ndërsa të evitohet konsumimi i ushqimit që prishet lehtë), mirëmbajtje e rregullt e higjienës së duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit, si dhe marrje të terapisë së rregullt tek të sëmurët kronikë”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje thonë se të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi të marrin këshillë shëndetësore dhe rekomandime parandaluese për mbrojtje nga temperaturat e larta në kuadër të pikave shëndetësore të vendosura në të gjithë qytetet në shtet, çdo ditë nga ora 18:30 deri në orën 21:30, ku bëhet  matja e tensionit të gjakut dhe jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë të shëndetshme e të jetuarit.

Në territorin e Qytetit të Shkupit një ndodhet në shtegun e këmbësorëve afër lumit Vardar dhe nga dy pika mobile janë sistemuar në të gjitha komunat e Shkupit.