Graniti e tregon dëshirën e tij për Taulantin (FOTO)

20:41 | 11 Qershor 2016

Granit Xhaka i ka dëshiruar sukses vëllait të tij Taulantit, për ndeshjet e radhës në Evropian.

Granit Xhaka e ka vlerësuar lart ndeshjen e Zvicrës ndaj Shqipërisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ndër të tjera i ka uruar çdo të mirë vëllait të tij Taulantit, në ndeshjet e ardhshme me Shqipërinë.

Të dy këta ishin përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e sotme Shqipëri – Zvicër.

“Çfarë ndeshje dhe paraqitje e madhe kundër vëllait tim, i dëshiroj gjithë të mirat atij në ndeshjet e ardhshme”, shkroi mesfushori i Arsenalit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.