Granit Xhaka në spital

Mesfushori Granit Xhaka ka përfunduar në spital, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen mes Zvicrës dhe Estonisë.

Sport

13/10/2015 14:39

Në fitoren e Zvicrës kundër Estonisë, në lojën që u zhvillua të hënën në mbrëmje, mesfushori Granit Xhaka u detyrua të largohet nga fusha 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kapiteni i Monchengladbach-ut nuk ishte në gjendje ta vazhdonte tutje ndeshjen dhe në vend të tij hyri futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch

Ai është duke u kontrolluar në spital me dyshimin se ka pësuar ndonjë ligament në kyçin e këmbës së tij të djathtë.

Gjatë ditëve të ardhshme do të bëhet e ditur edhe raporti mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndeshja mes Estonisë dhe Zvicrës ishte e fundit për kualifikimet e kampionatit evropian, ku Zvicra edhe pse kishte siguruar kualifikimin, me fitoren e realizuar arriti të grumbullojë 21 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, pas Anglisë që ka grumbulluar 30 pikë!