Granit Xhaka luan në Kosovë

Granit Xhaka do të zbresë në Prishtinë më 16 Maj, ku do të marrë pjesë në aktivitetin e hapur të futbollit, që organizohet nga kompania ajrore ‘Air Prishtina’.

Sport

05/05/2014 19:35

Kompania ajrore “Air Prishtina”, më 16 maj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, organizon aktivitet të hapur të futbollit, ndërsa këtë spektakël do të bëjë edhe më madhështor prania e yllin kosovar të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, shkruan futbolli.info.

Me këtë rast, të gjithë të pranishmit do ta kenë mundësinë të takohen me mesfushorin prishtinas, disa javë para prezantimit të tij në Kampionatin Botëror në Brazil.

Xhaka është pjesë e ekipit gjerman, Borussia Monchengladbach, ndërsa më parë ka luajtur me sukses edhe në Basel.