Granit Xhaka me fjalë të mëdha për Shqipërinë dhe tifozët e saj

Granit Xhaka e ka lavdëruar Shqipërinë dhe tifozët Kuqezi.

Sport

11/06/2016 18:22

Xhaka ka thënë se Shqipëria ka mbështetje të madhe nga tifozët, të cilët ishin të pranishëm në numër të madh në Lens.

Futbollisti i Zvicrës i ka lavdëruar kuqezintjë për paraqitjen e tyre, përkundër humbjes së pësuar.

“Shqipëria ka mbështetje të madhe. Ata kishin shumë tifozë këtu. Ishte speciale për mua dhe familjen time, me dy vëllezër kundër njëri tjetrit. Ishte më e veçantë për mua ndoshta se sa për të. Shqipëria janë të jashtëzakonshëm, shumë solid. Ata janë shumë të rrezikshëm dhe kishin dy raste të mëdha”, deklaroi mesfushori shqiptar, përcjell Lajmi.net nga faqja e UEFA-së.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.