Granit Xhaka debuton me Sunderlandin dhe merr menjëherë shiritin e kapitenit
Një fillim mbresëlënës për Granit Xhakën te klubi i tij i ri në Angli: që në ndeshjen e parë si debutues me Sunderlandin, mesfushori me origjinë shqiptare ka marrë një nder të rrallë – shiritin e kapitenit të ekipit. Vendimi për t’ia besuar Xhakës rolin e liderit në fushë është marrë menjëherë nga trajneri dhe…

Sport
Një fillim mbresëlënës për Granit Xhakën te klubi i tij i ri në Angli: që në ndeshjen e parë si debutues me Sunderlandin, mesfushori me origjinë shqiptare ka marrë një nder të rrallë – shiritin e kapitenit të ekipit.
Vendimi për t’ia besuar Xhakës rolin e liderit në fushë është marrë menjëherë nga trajneri dhe stafi teknik, duke treguar besimin e plotë që klubi ka në përvojën dhe cilësitë e tij udhëheqëse, transmeton lajmi.net
Sunderland luajti miqësore kundër Betisit sot, ku u mposht me rezultat 0:1./lajmi.net/