Grande Inter
Inter tregoi se është ekip serioz këtë stinor duke shkatërruar Sassuolon me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Nerazzurrët dominuan ndaj skuadrës së promovuar në elitë, në takimin ku Diego Milito bëri paraqitjen e parë këtë stinor pas rikthimit nga lëndimi. Rodrigo Palacio kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm shtatë…

Sport
Inter tregoi se është ekip serioz këtë stinor duke shkatërruar Sassuolon me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
Nerazzurrët dominuan ndaj skuadrës së promovuar në elitë, në takimin ku Diego Milito bëri paraqitjen e parë këtë stinor pas rikthimit nga lëndimi.
Rodrigo Palacio kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë, kurse përforcimi i ri Saphir Taider e dyfishoi avantazhin e ekipit të Walter Mazzarrit duke realizuar në minutën e 16-të.
Para përfundimit të pjesës së parë, Inter shënoi edhe dy gola, nëpërmjet Taiderit dhe autogolit nga Raffaele Pucino. Kurse, serinë e golave gjiganti milanez e vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Ricardo Alvarez shënoi për 4-0 në minutën e 53-të, kurse dhjetë minuta më vonë i inkuadruari në lojë, Diego Milito realizoi golin e tij të parë këtë stinor dhe të pestin për skuadrën e tij.
Në listën e golashënuesve u shënua edhe Esteban Cambiasso kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Milito, në minutën e 85-të. Me këtë fitore, Inter ngjitet në kuotën 10 pikëve.