Grand Slam Budapest: Loriana Kuka fiton luftën e saj të parë, vazhdon drejt të artës

Loriana Kuka ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në Grand Slam të Budapestit.

Sport

25/10/2020 13:48

Kuka është duke garuar në kategorinë -78 kilogramë në Grand Slam të Budapestit.

Pasi kaloi raundin e parë pa kundërshtare, Kuka në raundin e dytë u përball me xhudisten nga Mongolia, Otgon, shkruan lajmi.net.

Kuka arriti që brenda luftës katër minutëshe të fitonte një pikë dhe të përjashtonte mongolezën me tre gabime, për të marrë luftën si të fituar me IPPON.

Loriana tashmë do të përballet në raundin tjetër me fituesen e duelit Babintseva – Cantero. /Lajmi.net/