Grand Prix i Kinës i pavendosur për propozimin rreth dy garave radhazi

Drejtuesit e garës së Grand Prix të Kinës janë të pavendosur rreth propozimit të Formula 1.

Sport

15/06/2020 12:00

Bosi i Shanghai Sports Bureau, Xu Bin, ka thënë se qeveria e qytetit nuk ka marrë akoma vendimin nëse do të organizojnë dy garat e Formula 1 ose jo, transmeton lajmi.net.

Grand Prix i Kinës ka një propozim në tavolinë, për të organizuar dy garat radhazi, por vendosmëria mungon.

F1 nuk ka kompletuar akoma kalendarin për fazën e dytë të garave, por këtë synon ta bëjë gjatë javëve të ardhshme.

Kështu, ata janë në pritje të përgjigjes nga Shanghai Sports Bureau, lidhur me dy garat e mundshme.

Kalendari i F1 për këtë sezon është tollovitur si pasojë e pandemisë Covid-19, dhe ky sezon do të ketë më pak gara në kalendar. /Lajmi.net/