‘Gran gala del Calcio’: Shpallet formacioni më i mirë i vitit në Serie A
Serie A ka mësuar formacionin më të mirë të vitit.
Sport
Në ‘Gran gala del Calcio’ janë zgjedhur 11 lojtarët më të mirë të kampionatit elitar italian të futbollit, shkruan lajmi.net.
Samir Handanovic është vendosur në portë, kurse mbrojtja përbëhet nga Joao Cancelo, Chiellini, Koulibaly e Kolarov.
Repartin e mesfushës e përbëjnë Nicolo Barella, Miralem Pjanic dhe Ilicic, kurse në fazën e sulmit janë përzgjedhur Cristiano Ronaldo, Zapata e Quagliarella.
11-a më e mirë: Handanovic; Cancelo, Chiellini, Koulibaly Kolarov; Barella, Pjanic, Ilicic; Quagliarella, Zapata, CR7 /Lajmi.net/