Gramoz Vokrri paditë FFK-në, pret përgjigje brenda tri ditëve

Përfaqësuesi ligjor i Gramoz Vokrrit, Arbër Krasniqi ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës për ndalimin e kandidimit të Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe pezullimin e vendimit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate.