Grafite nëpër muret e Prishtinës, mbështesin homoseksualët

Në Prishtinë ndonëse iu ka rastisur të shihni grafite nëpër mure mund të mos e dinit kuptimin e tyre. Grafite të tilla si "Proud to be Gay" dhe "Come out Don't hide" janë vendosur nga Qendra për Barazi dhe Liri CEL Kosova, që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve.

Lajme

01/11/2014 23:21

Nëpërmjet një mesazhi elektronik për Klan Kosovën, Rajmonda Sylbije, drejtoreshë ekzekutive tek Centre for Equality and Liberty, CEL Kosova, që merren me avokimit për promovimin e të drejtave dhe lirive të barabarta dhe mos diskriminimin e komunitetit LGBT në Kosovë, shpjeguar detajet.

“E dimë sa e vështirë është në Kosovë që dikush të del publikisht si anëtar i komunitetit LGBT. Këto mesazhe i shoh si inkurajim apo thirrje që njerëzit të mburren nga ajo që janë dhe të inkurajohen të mos e fshehin orientimin e tyre seksual si dhe përkrahësit e çështjes LGBT të jenë më të zëshëm dhe më përkrahës”, tha ajo.

Por këto mesazhe nuk u mirëpritën nga prishtinasit.

Ndërkohë zyrtarët komunal dhe policia thanë se nuk kanë pranuar asnjë ankesë deri më tani. /KlanKosova/