Graçanicë: Serbi qëllon me pushkë në fytyrë bashkëkombësin e tij

Një serb nga fshati Llapnasellë të Graqanicës është arrestuar, pasi që i njëjti me pushkë ajrore aksidentalisht ka shtënë në drejtim të një serbi tjetër me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime në fytyrë nga plumbi i shkrepur.

Lajme

01/12/2014 12:05

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës veriore. Njësiti policor ka konfiskuar armën-pushkë ajrore dhe 57 diabolla (plumba të pushkës ajrore).

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.