Graçanicë: Serbi i dehur rrah babanë
Sulmuesi është arrestuar nga policia.

Lajme
Në fshatin Dobratin të Graqanicës një person i dyshuari i komunitetit serb, nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar fizikisht prindin e tij.
Sulmuesi është arrestuar nga policia, transmeton lajmi.net
“I dyshuari kishte penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/