Grabovci tregon për personin që e goditi shpullë fytyrës: Tentova t’ia nxjerr gabzherrin!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka rrëfyer disa ngjarje të jetë së tij sa ishte i ri e deri tek rasti i fundit i përgjimeve.

Lajme

05/12/2018 11:04

Grabovci për herë të parë ka përmendur një moment interesant të përleshjes që kishte me një agjent të UDB-së.

Në emisionin “Lemza” të Tribunës, ai ka treguar detaje rreth burgosjes dhe çastet kur organet e sigurimit shtetëror e nxorën zvarrë nëpër burg.

“Ata përdorën metodat siç i kanë ata (qesh). Por më kujtohet kur isha kacafytur me një punëtor të sigurimit. Bëhet fjalë për Vladeta Bashanjeviqin i cili më godit me shpullë fytyrës. Unë jam kthy dhe ai ka ra në tokë. Aty kamë bërë përpjekje që ta kafshojë me dhëmbë në gabzherr.

Shikojeni videon nga minuta 50:00 kur ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së sqaron në detaje përleshjen fizike me agjentin serb.

YouTube player