Grabovci flet për vdekjen e nipit të tij: As burgjet e as rënia e vëllaut nuk më rrëzoi më fort

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar për vdekjen e nipit të tij, Nazmiut, i cili gjend i vdekur pa shenja jete në lagjen Emshir të Prishtinës.

Lajme

02/06/2022 19:12

Grabovci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ai sot ka marrë goditjen më të rëndë jetësore, shkruan lajmi.net.

“As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më forte”, ka shkruar ai.

“NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, ka shkruar Grabovci.

Postimi i plotë i Grabovcit:

Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,

Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!

As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.

NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.

Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë … /Lajmi.net/