Grabitje me maska dhe me armë në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq.

Lajme

14/12/2019 23:47

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:11.

“Sot, më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq. Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkatar) i cili deklaron  se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600€.  Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/