Grabitje dhe të shtëna në Tiranë, vdes burri, plagoset gruaja

Agim Buci ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Merita Buci është plagosur, nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë.

Lajme

25/04/2018 22:07

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti është pronar i një minimarketi në Kamzë. Aty janë futur për të grabitur persona ende të paidentifikuar për të grabitur. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, situata ka agravuar dhe nga keqbërësit është qëlluar me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur burrë e grua, të cilit ishin prezent në biznes të dy. Ata janë transportuar në spital, por Agim Buci nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, sipas burimeve mjekësore, ndodhet jashë rrezikut për jetën.