Grabitja në Veternik, momenti i përleshjes mes të dyshuarve e pjesëtarëve të sigurimit – Publikohen pamje

Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme (e hënë), afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik. Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është pjesëtari i sigurimit nga kompania e sigurimit “Istanbul Ozel Guvenlik”, Fahri Ademi, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po…

Lajme

18/03/2025 22:39

Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme (e hënë), afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.

Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej tyre është pjesëtari i sigurimit nga kompania e sigurimit “Istanbul Ozel Guvenlik”, Fahri Ademi, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para.

Ndërsa, personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.

Çaste më vonë, policia gjeti veturën e djegur të grabitësve, në Hajvali.

Ndërkohë, mbrëmë Prokuroria konfirmoi se është arrestuar një person relevant me rastin.

“Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njoftoi Prokuroria.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti kur nisën shkëmbimet me armë zjarri mes grabitësve dhe pjesëtarit të sigurimit:

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)