Grabiti para në një pompë derivatesh, arrestohet i dyshuari

Sot në orët e para të mëngjesit një person ka grabitur një pompë derivatesh nën kërcënimin e thikës, ku ka marrë një shumë parash. Ende pa u bërë 24 orë nga rasti, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj. “Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës…

Lajme

28/05/2024 22:36

Sot në orët e para të mëngjesit një person ka grabitur një pompë derivatesh nën kërcënimin e thikës, ku ka marrë një shumë parash.

Ende pa u bërë 24 orë nga rasti, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj.

“Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e mjetit të ftohtë (thikë) nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendin i ngjarjes. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë: