Grabitet me armë vetura e qendrës tregtare ‘QTU’, cak paratë (Video)

Vetura e një kompanie ‘Security’ u grabit sot nën kërcënimin e armëve, në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajme

27/04/2015 11:45

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:12, në rrugën dytësore të autostradës.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se, objekt sulmi është bërë vetura e rojës së sigurisë të “QTU”-së, e cila transportonte një sasi parash të qendrës tregtare.

Në mjet ndodheshin dy punonjës, të cilët u sulmuan nga tre persona të armatosur.

Këta të fundit përmes një plani të menduar më herët, i prenë rrugën veturës së sigurisë në rrugën dytësore.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se, shuma e parave të grabitura kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve. Sipas hetimeve, paratë janë xhiroja javore e një kompanie celulare që ka dyqan në Qendrën Tregtare Univers.

Menjëherë pasi kanë marrë paratë, grabitësit kanë braktisur veturën e tyre në afërsi të Vorës dhe e kanë djegur atë.

Grabitësit e maskuar mësohet se, janë larguar me një automjet tip “Benz”, me targa AA 862 KK, të cilit i kanë vënë flakën në hyrje të fshatit Bërxullë, raporton A1Report.

YouTube player