Gotze te Monaco?

Mario Gotze mund të përfundojë në Ligue 1.

Sport

20/07/2020 08:50

Tash e disa kohë, Mario Gotze është në mesin e lojtarëve më të përfolur në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Mesfushori gjerman ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë karrierën e tij te Dortmund dhe tashmë po shikon për një skuadër të re.

Emri i lojtarit lidhej me skuadra nga Serie A, por raportimet e fundit hapin dritare të reja për Gotze.

Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Gotze mund t’i bashkohet Niko Kovac te Monaco, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të kalonte te Monaco si transferim i lirë, meqë kontrata e tij ka skaduar.

28 vjeçari ka humbur vendin e tij në planet e Lucien Favre në ‘Signal Iduna Pak’. Kujtojmë se edhe Fiorentina është fuqishëm në garë. /Lajmi.net/