Gotze po vjen
Pep Guardiola ka përkrahur Mario Gotzen të shkëlqejë për Bayern Munichun pasi mesfushori inspiroi kampionin e Bundesligës në fitoren 4-1 ndaj Mainzit të shtunën. Gjiganti bavarez ishte në disavantazh pas golit të Shaën Parker në pjesën e parë, por u kundërpërgjigj në vazhdim duke realizuar katër herë, pas inkuadrimit të Gotzes dhe Rafihnas. Rasti për…

Sport
Pep Guardiola ka përkrahur Mario Gotzen të shkëlqejë për Bayern Munichun pasi mesfushori inspiroi kampionin e Bundesligës në fitoren 4-1 ndaj Mainzit të shtunën.
Gjiganti bavarez ishte në disavantazh pas golit të Shaën Parker në pjesën e parë, por u kundërpërgjigj në vazhdim duke realizuar katër herë, pas inkuadrimit të Gotzes dhe Rafihnas.
Rasti për tu dëshmuar doli të jetë i suksesshëm pasi Gotze përgatiti golat e Arjen Robbenit dhe Mario Mandzukicit të cilëve në listën e realizatorëve iu shtua edhe Thomas Muller me dy gola.
Guardiola u ka bërë thirrje tifozëve të Bayernit të kenë durim me 21-vjeçarin i cili ende nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë. “Gotze është futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi trajneri i Bayern Munichut për të përditshmen gjermane Bild.
“Ai është inteligjent, i mençur në zonën e penalltisë. Vetëm i nevojitet ende kohë, është në rrugën e duhur. I nevojiten edhe disa ndeshje për të arritur në kulmin e formës fizike”, përfundoi Guardiola.