Gotze në Serie A

Juventus ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Mario Gotze.

Sport

07/07/2015 09:23

Mario Gotze mund të jetë përforcimi i madh i Juventusit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruajnë mediat italiane.

Mesfushori i Bayern Munichut është i izoluar në skuadër dhe raportohet se ka mosmarrëveshje me trajnerin Pep Guardiola.

Kampioni i Italisë është në kërkim të një mesfushori ofanziv me aftësi të luajë prapa sulmuesve në formacionin 4-3-1-2, dhe Gotze është opsion konkret.

Në fakt, Juventus e kishte kërkuar Gotzen edhe në kohën kur ylli gjerman ishte futbollist i Borussia Dortmundit.