Gorani për skandalin e RTK-së: Edhe ata që e kanë shkrujtë këtë lajm, e dijnë që s’është i vërtetë

Gazetari Dukagjini ka folur për rastin e fundit që ndodhi me RTK, i cili në lajmet qendrore transmetoi një artikull nga një medium boshnjak në të cilin sulmohen mediat e Kosovës. Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ky lajm është i rrem, madje shton se edhe ata që e kanë shkruar dhe shpërndarë…

Lajme

23/07/2024 22:17

Gazetari Dukagjini ka folur për rastin e fundit që ndodhi me RTK, i cili në lajmet qendrore transmetoi një artikull nga një medium boshnjak në të cilin sulmohen mediat e Kosovës.

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ky lajm është i rrem, madje shton se edhe ata që e kanë shkruar dhe shpërndarë e dijnë që nuk është lajm i vërtet.

“Si duket edhe prodhuesit e lajmit, qe eshte nje portal ne Bosnje, i cili eshte edhe atje edhe ketu totalisht i parendesishem. Mirepo identifikimi i zyrtareve publik te partise ne pushtet, identfikimi i zyrtareve qevetritar me kete lajm eshte ne nje menyre demaskim i vullnetshem i tybe, ne kuptimin e dizajnimit dhe shperndarjes se ketij lajmi, se aq shpejt mu identifiku me nje lajm qe eshte i rrem.

Nuk e di tash nese pernime keta njerez qe e kane shpernda kete lajm, besojne qe Ilir Mirena paguhet prej Milan Radojciqit, e qe Berat Buzhala i ka marre milionat me Aleksandeer Vuciqit. Edhe ata qe e kane shkru keta lajm, e kane shpernda kete lajm, e dijne qe kjo nuk eshte e vertet”, tha ai.